Por, më poshtë keni të listuara gjërat që ndoshta iu kanë ikur nga përballja e parë e Botërorit.

Ndryshim fantastik i VAR-it

Duket përdorur sensor dhe kamera nga distanca, VAR është tani më i saktë se herëve tjera dhe ka shpejtësinë më të madhe për marrjen e vendimeve.

Debutimi i nikoqirit

Katari u bë përfaqësuesja e tretë që luan Kampionatin e parë Botëror, derisa ka organizuar evenimentin, derisa këtë gjë e kanë bërë Uruguai në vitin 1930 dhe Italia në 1934.

 

Goli i parë nga penalltia

Është hera e parë që goli i parë në Kampionatin Botëror shënohet nga penalltia, e cila u realizua nga kapiteni i Ekuadorit – Enner Valencia.

Deja Va-lencia

Është hera e dytë që Ekuadori shënon dygolësh në një ndeshje të Kampionatit Botëror:

Enner Valencia ndaj Hondurasit (2014)

Enner Valencia ndaj Katarit (2022)

Lojtari kryesor i Ekuadorit

Enner Valencia ka shënuar pesë golat e fundit në çdo paraqitje të Ekuadorit në Kupën e Botës, rekord ky që mbahet nga Eusebio i Portugalisë (1966), Paolo Rossi (Itali 1982) dhe Oleg Salenko (Rusi 1994), që kanë shënuar gjashtë gola radhazi për vendin e tyre.

 

Festimi i “La Tri”

Një imazh interesant i festës së Ekuadorit në golin e parë të Valencias.