Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGjenerali amerikan: SHBA mund të bashkëpunojë me talibanët për sulme ndaj ISIS

Gjenerali amerikan: SHBA mund të bashkëpunojë me talibanët për sulme ndaj ISIS

Gjenerali amerikan Mark Milley, deklaroi se ekzistojnë mundësitë që Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë me talibanët për çdo sulm të ardhshëm kundër terrorizmit në Afganistan, kundër militantëve të Shtetit Islamik apo grupeve të tjera.

“Talibanët janë një grup “i pamëshirshëm” dhe “mbetet për t’u parë nëse ata do të ndryshojnë. Në luftë bëhet ajo që duhet për të zvogëluar rrezikun dhe jo domosdoshmërisht ajo që do të dëshironim të bënim”, tha gjeneral Milley dy ditë pasi trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani.

Biden ka ngarkuar Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të bashkërendojë përpjekjet me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që talibanët të mbajnë premtimin e tyre për largimin e sigurt të amerikanëve dhe atyre që duan të largohen nga vendi në ditët në vazhdim.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments