Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj menjëherë pas nominimit, ka nis vrullshëm dhe me seriozitet fushatën për Kryeqytetin.
Si rrallë herë dhe si asnjëri më parë, Haradinaj ka kapërcyer vijat partiake duke unifikuar të gjithë rreth vetes.
Ai sot kafen e mëngjesit e ka pirë me shokun e viteve të vështira për Kosovës, atë të luftës së UÇK-së, Gjeneral Agim Çekun.
“Mëngjesi me mikun tim, Gjeneral Agim Çeku”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook të shoqëruar edhe me një fotografi.