Ekspertët shëndetësor bëjnë thirrje për vaksinim, personat e vaksinuar po e kalojnë më lehtë variantin Delta.
Është klinika kryesore ku trajtohen pacientët me COVID-19.
E vendi ku rregullisht qëndron një autoambulancë është bosh.
Kjo pasi që ka pranuar thirrjen e radhës për t’i ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për trajtim më të thellë mjekësor.
Për shkak të mënyrës së përhapjes së këtij virusi, tashmë në Klinikë po sigurohen që të zbatohen rregullat e reja.
Persona që ia mësynë qendrës së kësaj klinikë duhet paraprakisht të pajisen me rroba mbrojtëse.
Në hapësirat ku po bëhet pranimi i pacientëve mjekët janë vazhdimisht në lëvizje.
E dhoma ku qëndrojnë është pothuajse e zbrazët.
Gjendja në Klinikën Infektive vazhdojnë të jetë e rëndë dhe e stërngarkuar për stafin mjekësor.
Të gjithë qëndrojnë në gjendje gatishmërie për t`iu përgjigjur kërkesave të pacientëve.
Dhomat e reparteve janë në limit të kapaciteteve të tyre mirëpo tashmë janë shndërruar në përditshmërinë e këtyre pacientëve.
114 të shtrirëve në këto hapësira, COVID-19 spitalin ua bëri vendin ku po kalojnë edhe javë, në pritje të shërohen.
Këta të fundit tashmë janë familjarizuar edhe me aparaturat që ua lehtësojnë frymëmarrjen e ua shtojnë shpresën për jetë.
Ndonëse familjarët e të prekurve nuk pranuan të flasin para kamerës ata treguan se trajtimi nga mjekët është në nivelin e duhur.
Tutje këta të fundit u kanë bërë apel të gjithëve të vaksinohen sepse varianti Delta nuk është aspak i lehtë për t`u mposhtur.
6-8% e personave të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor janë të vaksinuar dhe po e kalojnë shumë më lehët këtë situatë.
Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka treguar gjendjen e pacientëve.
Ai tutje ka treguar se po përballën edhe me mungesë të barnave.
Vdekjet e regjistruara në këtë klinikë kanë qenë kryesisht persona të pa vaksinuar.