Është gjetur 17-vjeçarja me inicialet S.N, e cila ishte zhdukur para disa ditësh. Ajo është gjetur në një kafiteri në Lipjan.
Lajmin e ka konfirmuar për një televizion lokal shefi i sektorit te hetimeve rajonale, Bekim Avdija.
E njëjta është shoqëruar për në stacionin policor në Gjakovë dhe në prani të prokurorit të shtetit është intervistuar.
“Me këtë rast ajo ka pranuar se ka filluar një lidhje bashkëjetese me një person nga qyteti i Prishtinës dhe me vetë dëshirë ka shkuar ne Lipjan. Po ashtu gjate intervistimit dhe procedurave te tjera behet e ditur se gjendja shëndetësore e vajzës është e mire”, ka deklaruar Avdija.
Aktualisht, 17-vjeçarja me kërkesën e saj është dërguar në strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe familja janë të njoftuar.
Policia e Kosovës është duke vazhduar deri në kompletimin procedural të rastit.