Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë hasur në mbetje mortore/eshtrat, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj.“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qeveritar.
NJOFTIM!
(Kemi hasur në mbetje mortore/eshtra, potencialisht të personave të zhdukur, në Prekaz, Skenderaj)
Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj.
Pas disa orë gërmimeve, ekipet kan hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e Personave të Zhdukur. Gërmimet po vazhdojnë ende dhe në do t’iu njoftojmë pas rezultateteve të ADN-së për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.