Disa mbetjet mortore janë gjetur sot në fshatin Pogragjë të Komunës së Klinës.
Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, derisa u theksua se banorë të këtij fshati kanë hasur në këto mbetje mortore derisa po kryheshin punime në një kanal të ujësjellësit.
Tashmë për rastin është njoftuar edhe njësiti për të zhdukur, të cilët do të hetojnë se për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë.
“Rreth orës 13:00, Policia e Kosovës në rajonin e Klinës është njoftuar se në një fshat saktësisht në Pogragjë të Klinës gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit është hasur në mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje ndërsa është njoftuar Njësiti për të Zhdukur. Nuk dihet ende se saktësisht për çfarë mbetje mortore bëhet fjalë, por njësiti në fjalë do të njoftojë pastaj nëse janë nga lufta e fundit apo diçka e ngjashme. Mbetet të konstatohet nga ata”, ka thënë Fadil Gashi nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.