Thursday, October 31, 2024
HomeBotaGjashtë persona të plagosur në “një sulm terrorist” në Zelandë të Re

Gjashtë persona të plagosur në “një sulm terrorist” në Zelandë të Re

Policia në Zelandën e Re vrau një burrë, pasi ai hyri në një dyqan në qytetin Auklland dhe theri disa persona.

 

Sipas raportimeve lokale, gjashtë persona u plagosën.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e përshkroi ngjarjen si një “sulm terrorist”, i kryer nga një shtetas i Shri Lankës, i cili ishte nën mbikëqyrje.

Sulmuesi i dyshuar, i cili nuk mund të identifikohet, u tha se është frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.

Ardern tha se ai u vra nga policia brenda 60 sekondave pas sulmit.

“Ajo që ndodhi sot, ishte e neveritshme, ishte urrejtëse, ishte e gabuar”, tha Ardern në një konferencë për media.

Ajo tha se sulmuesi ka arritur në Zelandën e Re në tetor të vitit 2011 dhe se është bërë person me interes për sigurinë kombëtare në vitin 2016.

Në mars të vitit 2019, Zelanda e Re është goditur edhe nga një sulm i madh terrorist, ku kanë mbetur të vrarë 51 persona.

Sulmuesi i dy xhamive në qytetin Kristçërç është dënuar vitin e kaluar me burgim të përjetshëm. /REL

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments