Policia në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se janë arrestuar një mashkull dhe dy femra për përdorimin dhe mbajtjen të paautorizuar të armës.
“Në rrugën “Mark Malota”, në Gjakovë rreth orës 13:50, në vendbanimin e të dyshuarve është zbatuar urdhër kontrolli i lëshuar nga Gjykata, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe shtatëmbëdhjetë fishekë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të trajtohen në procedurë të rregullt.