Sunday, November 24, 2024
HomeSportGjakova kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos

Gjakova kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova ka arritur të kalojë në çerekfinale të Kampionat Botëror të xhudos.

Deri në këtë fazë, Gjakova regjistroi tri fitore, një prej të cilave ishte pa luftë.

Në anën tjetër, dy xhudistët tonë Flaka Loxha dhe Akil Gjakova që po ashtu janë pjesë e këtij kampionati, në raundet e para shënuan fitore, kurse në raundin e dytë të dy pësuan humbje.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Flaka Loxha në raundin e dytë u mposht nga kampionia e botës e vitit 2019, Christa Deguchi e Kanadasë.

Ndërsa, Akil Gjakova në kategorinë deri në 73 kilogramë, në raundin e dytë pësoi humbje nga xhudisti italian Giovanni Esposito, vendim të cilin xhudisti ynë e kontestoi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments