Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar 4 Korrikun me himnin kombëtar amerikan të cilin e këndoi këngëtarja Alma Bektashi bashkë me ambasadorin Jeff Hovenier gjatë festës së organizuar në ambasadë të martën.
“Gëzuar 4 Korriku! Këtu është Himni Kombëtar performuar nga Alma Bektashi dhe Ambasadori Hovenier në Pritjen e Ditës sonë të Pavarësisë këtë javë”, ka shkruar ambasada.
Gjatë këtij interpretimi në skenë prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani./Express/