Ushtruesja e Detyrës së Ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi priti sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga Massimiliano Paolucci, Menaxher i Vendit për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore i Bankës Botërore.
Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit midis Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, aspektet e financimit shtesë të BB-së për mbështetjen e programit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë.
Gexha ka falënderuar misionin e Bankës Botërore për bashkëpunimin e ngushtë dhe janë pajtuar për vazhdimin e mbështetjes së Bankës Botërore për reformat në shëndetësi.