Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaGërvalla-Schwarz: Këtë vit dorëzojmë aplikimin për shtet kandidat në BE

Gërvalla-Schwarz: Këtë vit dorëzojmë aplikimin për shtet kandidat në BE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka deklaruar se shteti i Kosovës do të dorëzojë këtë vit aplikimin formal për t’u bërë shtet kandidat për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Ministrja e bëri këtë të ditur gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme.

Gjatë këtij takimi, Gërvalla-Schwarz deklaroi gjithashtu se përafrimi me BE-në nuk synohet vetëm si çështje teknike, por edhe politike gjithashtu.

Perafrimi me BE nuk është vetëm çështje teknike, por edhe politike. Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të jetë i qartë jo vetëm rreth perspektives diku në vitin 2035, por edhe në perspektiven e rrethanave të krijuara tani” deklaroi ministrja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments