Monday, November 25, 2024
HomeLajmeGërvalla: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE duhet të finalizohet sa...

Gërvalla: Procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE duhet të finalizohet sa më shpejt

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, është takuar me homologun e saj kroat, Gordan Grlić-Radman.

MPJD njofton se ata kanë diskutuar për “fuqizimin e bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare”.

Ajo i ka thënë se procesi i anëtarësimit në KiE duhet të finalizohet sa më shpejtë.

“Në takimin bilateral të mbajtur në Forumin e Dubrovnikut, Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.”

Gërvalla në takim me ministrin kroat foli edhe “rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments