Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGërvalla për gazsjellësin amerikan: Kemi nevojë për më shumë studime

Gërvalla për gazsjellësin amerikan: Kemi nevojë për më shumë studime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se deri tani Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar projektin amerikan të gazsjellësit.

 

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se ata kanë nevojë që të bëjnë më shumë studime për këtë çështje.

“Çështja e gazit është e tillë, në këtë proves nuk ka ndodhur asnjë refuzim deri në këtë ditë që ne po flasim nuk ka pasur refuzim për asnjë temë, absolutisht nuk është thënë jo për çështjen e gazit. Ajo se çfarë ka ndodhur më 30 shtator është krejt tjetër, çështja është se viti fiskal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundon më 30 shtator, atëherë ka qenë nevoja që për këtë Compact, pra për marrëveshjen e ofruar nga MCC që më 30 shtator përfundon dhe deri atëherë nevojitej përgjigja: A jemi të gatshëm si Republikë e Kosovës që një nga ofertat e Compact-it t’i pranojmë?”.

“Pra, MCC dhe Compact nuk është baraz gaz, MCC dhe Compact është një buqetë ofertash që kanë të bëjnë me energjinë, në këtë rast dhe ne e kemi bërë ofertën për këtë vit fiskal, të cilën e kemi pranuar dhe ka të bëjë me energjinë, ka të bëjë me kapacitetet e Kosovës për ta ruajtur energjinë e fituar. Pra jo vetëm që nuk kemi refuzuar, por ne e kemi marrëveshjen për një temë që ka të bëjë me energjinë dhe që ka qenë pjesë e Compact-it”.

“Çështja e gazit është një çështje tjetër, ne me partnerët amerikanë kemi biseduar se kemi nevojë për më shumë studime në vend. Ne e kemi temën e gazit jemi duke e studiuar shumë seriozisht sepse është shumë serioze. Po e marrë një shembull anësor ne nuk kemi informacione se cilat janë kushtet për relievin nga do të kalojnë ato, tema e gazit është ende e shtruar në mënyrë shumë abstrakte ende nuk ka shifra ëshë detyrë e jona si Republikë e Kosovës që t’i shohim kushtet”, ka thënë Gërvalla-Schwarz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments