Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaGërvalla: Mbretëria e Bashkuar partner i rëndësishëm brenda NATO-s, aty ku Kosova...

Gërvalla: Mbretëria e Bashkuar partner i rëndësishëm brenda NATO-s, aty ku Kosova e sheh veten

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron. tha se Mbretëria e Bashkuar është partner i veçantë e strategjik në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale.

Gërvalla në konferencën për medie ka falënderuar ministrin britanik për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës para dhe pas luftës.

Derisa ka theksuar se gjatë takimit e ka njoftuar Cameronin për zhvillimet e jashtëzakonshme të Kosovës në fusha të ndryshme.

“Mbretëria e Bashkuar për Kosovën është një partner i veçantë strategjik si në marrëdhëniet tona bilaterale ashtu edhe multilaterale. Në këtë kontekst e falënderova Lordin Cameron për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Mbretëria  e Bashkuar për Kosovën është partner tejet i rëndësishëm brenda NATO-s, pra aty ku Kosova e sheh veten si  pjesë të synimeve strategjike dhe përcaktimeve parimore të kësaj organizate”, tha Gërvalla.

Ndryshe, Cameron ka arritur të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë, derisa pas Gërvallës ai do të takohet edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments