Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pasi ministrja Donika Gërvalla e quajti Bashkimin Evropian “tigër letre”.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës, siç u shpreh ai, në një kurs fyes dhe të përplasjes direkte me perëndimin, ShBA-në dhe BE-në.
Tahir tutje tha se askush nuk e ka besuar qe Kosova do të bie, siç u shpreh ai “në këtë derexhe”.
“Diplomacia publike e Qeverisë së Kosovës, sot, edhe njëherë e vendosi Republikën e Kosovës në një kurs fyes dhe të perplasjes direkte me perendimin, me ShBA-në dhe BE-në”.
“Formulimi “Tigër prej Letre” buron nga periudha e luftës së ftohtë, dhe për ironinë e kombinimit të rrethanave politike aksidentale, përdoren nga një ministre e jashtme, e cila po dëmton çdo ditë të gjitha raportet në të gjitha instancat. Që bie Kosova në këtë derexhe, nuk ka besuar askush”, shkroi tutje Tahiri.