
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, është takuar me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck.
“Me zëvendëskancelarin e Gjermanisë Robert Habeck në margjinat e MSC2024, shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e ndërmarrjes së veprimeve për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar ajo në ‘X’.