Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeGërvalla: Aleatët e kanë kuptuar se Vuçiqi e Putini janë të gatshëm...

Gërvalla: Aleatët e kanë kuptuar se Vuçiqi e Putini janë të gatshëm për luftë, duhen veprime të shpejta

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla tha se aleatët dhe partnerët e Kosovës e kanë kuptuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin “janë të gatshëm për çdo eskalim”.

Në një konferencë të pëbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë, Gërvalla përmendi mundësinë e luftës, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri vuri në pah sfidat në veriun e vendit. Mendoj se edhe aleatët dhe partnerët tanë e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim, përfshirë edhe luftën”, tha ajo.

Ministrja e Punëve të Jashtme tha se nuk duhet të përkëdhelet Vuçiqi, duke kërkuar nga Perëndimi veprime të shpejta dhe efikase.

“Prandaj, strategjia për zmbrapsjen e tyre nuk mund të jetë përkdhelja dhe ledhatimi, por vendosmëria për ta mbrojtur paqen. Fatkeqsisht, është humbur shumë kohë me përpjekje të dëshmuara si të dështuara. Aq më e rëndësishme është tani që gjuha e Perëndimit ndaj hegjemonizmit serb të jetë e qartë dhe veprimet të jenë të shpejta dhe efikase”, tha Gërvalla.

Ajo ka folur edhe për qëndrimin “parimor, këmbëngulës, të guximshëm” të Kosovës.

“Si në BE, ashtu edhe në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë shtuar zërat që i kritikojnë hapur institucionet e BE-së për qëndrime të gabuara në raport me Serbinë dhe mungesën e ndëshkimit për aktin e agresionit të hapur ndaj Kosovës. Qëndrimi i Kosovës në vazhdimësi ka qenë parimor, këmbëngulës dhe i guximshëm. Kemi notuar edhe kundër rrymës, për t’i quajtur gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Me këto qëndrime parimore kemi fituar respektin e botës demokratike”, tha kryediplomatja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments