Peizazhi i mbrojtur natyror, Gërmia, edhe të hënën qëndroi i mbyllur për shkak se ende nuk u gjet ariu, i cili u lajmërua nga një qytetare se e kishte parë në park.
Drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari, tha se Gërmia nuk do të hapet derisa të gjendet ariu.
“Ne kemi angazhuar vetëm ekipet tona, do të thotë ekipin e emergjencës në kuadër të Komunës së Prishtinës dhe rojat e peizazhit të mbrojtur të Gërmisë. Të njëjtit janë që nga dita e djeshme duke kontrolluar parkun”, tha ajo për Klan Kosovën.
Por mbyllja e parkut nuk ka paraparë edhe mbylljen e restoranteve veçse ato në mungesë të qytetarëve ishin pa mysafirë.