Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaGazetarja shqiptare vdes nga koronavirusi

Gazetarja shqiptare vdes nga koronavirusi

Kam besuar që në fillim se covid 19 është një luftë botërore. Kam dëgjuar mjaft nga ata që e kanë kaluar. Por qenka tmerr”.

Ky ishte mesazhi i fundit, që gazetarja shkodrane  Anila Dushi, la për të gjithë miqtë e saj dhe familjarët teksa ishte e shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës. Një betejë me virusin, të cilën fatkeqësisht e humbi mëngjesin e së shtunës në moshën 54 vjeçare. Dushi ishte figurë e njohur në Shkodër jo vetëm si gazetare por edhe si mësuese, pedagoge dhe shkrimtare. Për 21 vite me radhë ishte pjesë e gazetarisë nga të cilat për 18 vite ka mbuluar kronikën në gazeten Shekulli dhe Albania, pjesë e televizioneve Tv1Channel, Starplus, A1 Televizion ndërsa prej vitit 2016 ishte pjesë e rrjetit investigativ te Ballkanit, BIRN.

Ajo ishte edhe autore e Gazetës “Pjaca” ku evidentonte vlerat e qytetit të Shkodrës. Anila ka kontributin e saj edhe si pedagoge për 5 vite me radhë në Degën e Gazetarisë në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Në muajin dhjetor, si pasojë e covid 19 humbi jetën edhe gazetari tjetër shkodran Lek Plani. Që  prej nisjes së pandemisë, komuniteti i gazetarëve në të gjithë Shqipërinë humbi 9 kolegë të cilët nuk e kishin mundësinë të vaksinohen në kohë por sot fatmirësisht të gjithë gazetarët janë bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm që na ndihmon në punën e përditshme në terren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments