Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGazetarja debaton me zëdhënësin e talebanëve për “listën e personave që do...

Gazetarja debaton me zëdhënësin e talebanëve për “listën e personave që do ndëshkohen”

Gazetarja e emisionit të mëngjesit në Britani të Madhe, Sussana Reid ka debatuar me zëdhënësin e talebanëve, Suhail Shaheen, për hakmarrjen ndaj bashkëpunëtorëve të SHBA dhe vendeve të tjera Perëndimore.

Në emisionin “Good Morning Britain”, gazetarja sfidoi pretendimet e Suhail Shaheen i cili tha se nuk do të ketë hakmarrje ndaj bashkëpunëtorëve amerikanë.

Por Sussana Reid citoi një raport të OKB’së, që sugjeronte se talebanët kanë një listë me emrat e individëve në të gjithë Afganistanin që kërcënon t’i arrestojë dhe t’i vrasë.

“Një zëdhënës i ish-qeverisë u vra nga talebanët disa javë më parë. Po kështu është konfirmuar se talebanët vranë edhe dy zyrtarë të lartë të policisë. A nuk është hakmarrje kjo ndaj atyre personave që kanë bashkëpunuar me qeverinë apo dhe me forcat perëndimore”, pyeti gazetarja.

Por zëdhënësi i talebanëve hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se politika e tyre është jo hakmarrje.

“Ne kemi dhënë amnisti të përgjithshme për të gjithë ata që punonin me forcat e huaja. Dhe nuk ka asnjë listë nga ato që shfaqet në media”, u shpreh ai.

Suhail Shaheen pohoi gjithashtu se talebanët nuk do të pengojnë afganët që duan të largohen nga vendi, por gjithsesi i nxiti që të qëndrojnë në Afganistan për të rindërtuar kombin.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments