Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Më obliguat të paraqitem këtu si dëshmitar,...

Gazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Më obliguat të paraqitem këtu si dëshmitar, s’jam i lumtur

Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, është paraqitur si dëshmitar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Berisha, përpara se ta niste dëshminë, tha se është detyruar të paraqitet atje në cilësinë e dëshmitarit dhe paraprakisht theksoi se nuk është i lumtur që sot gjendet atje,

Unë veç desha të them që nuk jam shumë i lumtur që sot jam këtu për të dëshmuar para juve. Kjo assesi nuk do ta pengojë faktin që unë do ta them vetëm të vërtetën”, tha Berisha.

“Megjithatë, unë këtu jam sepse më keni obligu. Por përndryshe, nuk jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, shtoi ai.

Fillimisht, gazetari ka nisur të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin Gucati e Haradinaj.

Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments