Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaGazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Kam qenë i intervistuar edhe në Kosovë

Gazetari kosovar në Gjykatën Speciale: Kam qenë i intervistuar edhe në Kosovë

Gazetari Halil Berisha ka vazhduar dëshminë e tij në rastin kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

 

Si nga prokurori i specializuar u pyet lidhur me disa shkrime të publikuara në mediumin ku ai punonte.

Pas përfundimit të pyetjeve nga prokurori, Berisha u pyet nga avokati i Nasim Haradinajt, nëse ka qenë ndonjëherë më parë i intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Kam qenë i intervistuar në Kosovë”, ka thënë ai.

Avokati më tutje e pyeti edhe për kohën se kur është intervistuar. Ai e pyeti gazetarin nëse intervistimi është bërë 25 gusht të këtij viti.

“Po me sa më kujtohet”, ka thënë ai.

Ai u pyet edhe se në çfarë cilësie është intervistuar.

“Po i kam pyetur dhe më kanë thënë që nuk jam në cilësinë e të dyshuarit”, ka thënë ai.

“Unë jam gazetar dhe nuk e kam pritur që ka me u ftu as për intervistim si dëshmitarë dhe as si i dyshuar sepse unë e kam kryer punën time në përpikëri dhe profesionale. Se kom prit së pari që ka me qenë i ftuar. Kur më është bërë ftesa unë kam kërkuar që bashkë me mua të jetë edhe avokati Arianit Koci”, ka thënë me tutje Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments