Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka qenë mbrëmë i ftuar në Pressing të T7, ku ndër të tjera ka folur edhe për kritikat që i bëhen atij nga njerëz brenda partisë që udhëheq dhe jashtë saj.
Abdixhiku tha se tashmë janë bërë si kor ata që e kritikojnë, duke thënë se kritikat ndaj tij fillojnë nga një ish-zyrtar i LDK’së e përfundojnë me një gazetar të pushteteve të kaluara, por që nuk ia përmendi emrin, shkruan Express.
“Këta që opozitën e vetme e bëjnë kundër LDK’së, s’i kuptoj fare. Por, i kuptoj edhe ata të tjerët që janë rresht, se tani janë berë si kor kështu. Nuk e di sa e vëreni, por sa herë që ka diçka që bëj, ka një kor bukur gazmor, që nis në mëngjes me një ish-zyrtar të LDK’së e përfundon në mbrëmje me një gazetar të pushteteve të kaluara. Edhe gjithë bashkë më sulmojnë mua dhe kolegët e mi në LDK”, tha Abdixhiku në Pressing.
Ai refuzoi t’ia përmende emrin edhe kur u pyet nga autori i emisionit.
“Të tillët kanë një interes të përbashkët, ta sulmojnë LDK’në dhe unë besoj që sulmi i tyre ndaj LDK është arsyeja e vetme që qytetarët duhet ta kuptojnë reformën që ka ndodhë në LDK”, tha Abdixhiku.
Kur u pyet për kritikat që i bëhen nga zyrtarët e LDK’së, Agim Veliu e Skënder Hyseni, Abdixhiku tha se ata s’mund t’i japin ligjërata, meqë e kanë sjellë LDK’në në nivel të AAK’së.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, tha Abdixhiku./Gazeta Express