Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova“Gazeta austriake “Der Standard”: Me sa duket Josep Borrellit po ia shkruan...

“Gazeta austriake “Der Standard”: Me sa duket Josep Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Twitter”

Gazetari Enver Robelli nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se gazeta austriake “Der Standard” ka shkruar se reagimet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian Josep Borrell në Tëitter duket sikur ia shkruan Beogradi.

 

“Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb. Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare.

Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim, BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjoja ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij Beogradi po ia dikton postimet në Tëitter dhe ai po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”, citohet të ketë thënë “Der Standard”, siç shkruan Enver Robelli.

Ky është postimi i plotë i Robellit:

Gazeta austriake “Der Standard”: Me sa duket Josep Borrellit po ia shkruan Beogradi postimet në Tëitter

Në një koment mbi zhvillimet e fundit në Ballkan, gazeta austriake “Der Standard”, mes tjerash, shkruan: “Kur policia (e Kosovës) këtë javë zhvilloi një aksion kundër kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb. Megjithatë, serbët e Kosovës sulmuan policinë, por edhe Beogradi u soll thua se në Kosovë po përndiqen serbët. Vuçiqi foli pallavra mbi dhunën që gjoja po ushtruakan autoritetet kosovare.

Përballë këtyre përpjekjeve të koordinuara për destabilizim, BE nuk reagoi me vërejtje të qarta, por e përkeqësoi situatën edhe më shumë. Kryediplomati i BE-së Josep Borrell nuk e përkrahu shtetin ligjor kosovar, por kritikoi policinë kosovare për shkak të gjoja ‘masave të pakoordinuara’. Me sa duket atij Beogradi po ia dikton postimet në Tëitter dhe ai po beson se na qenkësh kompetent për të mbrojtur kriminelët”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments