Wednesday, April 2, 2025
HomeBotaGati takimi i parë mes SHBA-së dhe Danimarkës për Grenlandën, situata është...

Gati takimi i parë mes SHBA-së dhe Danimarkës për Grenlandën, situata është tejet e tensionuar!

Ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, do të takohet këtë javë me sekretarin e Shtetit Marco Rubio në bisedimet e para të nivelit të lartë që nga rizgjedhja e presidentit Donald Trump dhe premtimi i tij për të “marrë kontrollin” e Grenlandës.

Takimi është planifikuar në margjinat e një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel që do të fillojë të enjten. Megjithatë, zyrtarët paralajmëruan se ngjarja mund të anulohej për shkak të marrëdhënieve të tensionuara midis Kopenhagës dhe Uashingtonit.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen do të vizitojë Grenlandën nga 2 deri në 4 prill për bisedime me qeverinë e re të territorit gjysmautonome vetëm disa ditë pas një vizite të nënpresidentit të SHBA-së JD Vance.Grenlanda është një ishull Arktik që Danimarka e ka nën kontroll që nga viti 1721./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments