Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGati për të nisur për herë të parë vaksinimin e vajzave të...

Gati për të nisur për herë të parë vaksinimin e vajzave të klasave të 6-ta, kundër kancerit të qafës së mitrës

Në këtë muaj, për herë të parë do të fillojë vaksinimi nëpër shkollat fillore për vajzat e klasës së gjashtë kundër kancerit të qafës së mitrës.

Të gjitha përgatitjet janë bërë për fillimin e këtij vaksinimi, thanë nga Institucionet shëndetësore për Radio Kosovën.

Vaksina, Human Papilloma Virusit, është vaksina që mbron  vajzat nga kanceri i qafës së mitrës dhe është mburoja kryesore kundër sëmundjeve që parandalon mbi 90 % të kancereve të shkaktuara nga HPV, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Faik Hoti, nga ky institucion tha se së shpejti gjatë këtij muaji pritet që në shkolla të Kosovës të vaksinohen vajzat e klasave të gjashta me vaksinën kundër HPV.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket vaksinimit të rregullt që pritet të fillojë nga mesi i këtij muaji nëpërmjet shkollave. Janë njoftuar edhe prindërit edhe kujdestaret ligjor ka dhe fushata ndërgjegjësuse për rëndësinë e kësaj vaksine. Kjo vaksinë ka për qëllim primar parandalimin e kancerit të qafës së mitrës të gratë gjegjësisht të femrat që është një patologji mjaftë e shpeshtë”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se në Kosovë në kalendarin e vaksinave, janë shtuar edhe tri vaksina te reja, ku njëra nga to është vaksina parandaluese kundër kancerit të qafës së mitrës.

“Vaksina HPV, që ndryshe njihet si vaksina parandaluese e kancerit të qafës së mitrës,  nga ky vit do të vaksinohen fëmijët tanë gjegjësisht vajzat e klasës se gjashtë, të vaksinohen dhe ti parandalojnë problematikat të cilat mund të jenë  ndonjëherë edhe fatale për pacientet në raste te caktuara”, theksoi ai.

Ndërsa mjeku specialist në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinës, Naim Sveçla, ka thënë për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se shumë shpejt do të fillojnë me  vaksinimin nëpër shkolla me vaksinën HPV.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments