Opinionisti i çështjeve politike në vend, Astrit Gashi, ka reaguar sërish pas përplasjes së tij të ashpër me ish të burgosurin politik, Afrim Cakën, mbrëmë në Debat Plus.
Pas reagimit të ashpër, duke kërcënuar publikisht se ‘do ta kap për fyti’ këdo që i thotë se është me Serbinë, Gashi ka thënë se të gjithë e dinë se ai nuk e bën një gjë të tillë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, analisti ka kërkuar ndjesë edhe për gjuhën e përdorur ndaj Cakës, duke thënë se nuk ishte e duhura.
“Krejt e dijne qe une nuk e kapi per fyti askend. E dijne edhe qe asnje mililiter dhune nuk levize neper gjakun tim. Akuza e tij ishte e poshter. E papranueshme dhe e patejkalueshme. Reagimi ishte i duhur. Une nuk e kapi per fyti askend, por as mendimin e as veprimin tim s’mund te ma kap per fyti askush. Une refuzoj te nenshtrohem, refuzoj te pajtohem me te keqen! Megjithate, gjuha ime nuk ishte e duhura ndaj te moshuarit. Kerkoj ndjese per kete. Ndonese reagimi im ishte njerezor dhe konform shpifjes, une nuk jam gjuha qe e kam perdorur”, shkroi ai.
Tutje Gashi tha se akuza se ai është me Serbinë, është thirrje për vrasje, por është shprehur se nuk ndihet i kërcënuar.
“Kur mos harroni se nje akuze cfare me eshte bere eshte thirrje per vrasje! Nuk ndihem i kercenuar, sepse shoqeria kosovare me njeh dhe di te beje dallimin! Vetes dhe atyre ja u kam borxh kete sqarim!”, shkroi Gashi.