Tuesday, March 4, 2025
HomeLajmeGashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim,...

Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Tomë Gashi ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit Albin Kurti në Prokurori për të dhënë dëshmi si dëshmitar në lidhje me hetimet mbi rezervat shtetërore.

Gashi theksoi se Prokuroria duhet të vendosë prioritetet e saj para se të insistojë në dëshminë e Kurtit.

“Nëse Prokuroria e konsideron hetimin e rezervave shtetërore si prioritet, atëherë nuk besoj se mosparaqitja e kryeministrit është një çështje kritike. Në fund të fundit, ligji nuk e ndalon që një deklaratë të merret edhe në zyrën e kryeministrit,” deklaroi Gashi në RTV Dukagjini.

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka parë ndonjë deklaratë të Kurtit drejtuar gjyqtarit të çështjes.

“E njoh shumë mirë Valon Kurtajn dhe e konsideroj një nga gjyqtarët më të mirë të Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Por, për Prokurorinë mbetet e rëndësishme të caktojë qartë prioritetet e saj, duke pasur parasysh se ligji nuk e ndalon marrjen e një deklarate në zyrën e kryeministrit,” shtoi ai.

Lidhur me vendimin e gjykatës që e obligon Kurtin të paraqitet për të dhënë deklaratë, Gashi theksoi se ky urdhër është i detyrueshëm.

“Gjyqtari ka lëshuar një urdhër obligativ që Kurti të paraqitej sot në orën 10:00, por ai nuk e ka zbatuar. Kjo situatë tashmë është shndërruar në një betejë politike, dhe ky është një gabim. Nëse nuk respektojmë ligjet dhe institucionet tona, atëherë kemi një problem serioz,” përfundoi Gashi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments