Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pushteti u zotua të mërkurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Me këtë rast pritet zhbllokimi i mjeteve vetanake të komunave në Kosovë.
Sipas tij, bazuar në këtë hapet rruga realizimit të projekteve të komunave për të mirën e qytetarëve, dhe atë në vlerën prej 37.5 milion eurove.
“Me këtë rast, zotimi i pozitës përkthehet në zotimin tonë për vijimin e punë së rregullt në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht për pjesëmarrje në votim”, shkroi ai në Facebook.
“Nga zbatimi i zotimit të pozitës varet edhe puna e rregullt e opozitës në Kuvend”