Sunday, October 20, 2024
HomeLajmeGashi: Enver Hoxha është ende i gjallë me dy gjëra

Gashi: Enver Hoxha është ende i gjallë me dy gjëra

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-lideri totalitar i Shqipërisë, Enver Hoxha, është ende i gjallë tek bota shqiptare.

Ai ka thënë se ai vazhdon të ketë ndikim të madh tek shqiptarët.

“Enver Hoxha është ende i gjallë. Tash dikush mund të thotë pse e them këtë gjë. Por ai është shumë i gjallë”, thotë ai.

“Është i gjallë me dy gjëra. E para është historia. Historia që mësohet e kultivohet tek ne shqiptarët tek të gjitha trojet. Ajo është histori e komunizmit, enveriste. E dyta është gjuha. Gjuha e standardizuar është ide e Enver Hoxhës dhe ndikimi i tij tek Kongresi i viteve 70-ta”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments