Friday, November 1, 2024
HomeLajmeGashi e quan “Car” Albin Kurtin, të akuzuarit në Hagë i quan...

Gashi e quan “Car” Albin Kurtin, të akuzuarit në Hagë i quan pula dhe zogj

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se paraqitja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykaten Speciale të Hagës nuk ishte siç ai ka pritur.

Sipas Gashit, në gjykatë nuk mund të mbrohesh bash lehtë.

“Me pas nis kështu Albin Kurti në Pozharevc ish dashur të thotë unë e njoh gjyqin e Serbisë, Kosova është zemra e Serbisë më lironi tash”, ka thënë Gashi duke e quajtur Kurtin car për këtë deklaratë dhe veprim të bërë në kohën sa kryeministri aktual i Kosovës ka qenë në burgun e Serbisë.

“Po cari ka shkuar aty dhe ka thënë nuk e njoh Gjyqin e Serbisë, unë e njoh vetëm gjyqin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, këtë veprim nuk e kanë bërë edhe ish krerët e UCK-së procesi gjyqësor për të cilët tashmë ka njisur në Gjyjkatën Speciale të Hagës.

“Kështu mbrohet Kosova dhe UÇK-ja. E jo kështu 22 vjet si skiftera në Kosovë, tash shkojnë atje as pula nuk janë, zogj që më vike marre…”, tha Gashi sipas të cilit është bërë shumë mirë që është themeluar Gjykata Speciale.

“Duhet të bëjmë c’mos, me u mundu me mish e me shpirt që të mos lejohet njollosja e UÇK-së. Duket të shkëputet UÇK-ja prej individëve të cilën kanë mundur të bëjnë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare. Le të bashkëpunojë Gjykata me Serbinë e Kinën nuk ka lidhje kush con atje dëshmi. Gjyqtarët vijnë nga Amerika, Gjermania e Britania e Madhe. Nëse janë shpifje ato që thuhen, ata do t’i largojnë, pse duhet të shqetësohemi”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments