Monday, November 25, 2024
HomeLajmeGashi: Arsimi dhe shëndetësia janë arsyet pse njerëzit po ikin nga Kosova

Gashi: Arsimi dhe shëndetësia janë arsyet pse njerëzit po ikin nga Kosova

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se njerëzit po ikin nga Kosova për shkak të arsimit dhe shëndetësisë së dobët.

“Janë këto dy arsye. Jeni dy prindër në një shtëpi. Keni dy, tre apo katër fëmijë dhe jeni në moshën 40 vjecare. E shihni vet se shëndetësia nuk ka përparuar dhe kushtet janë të dobëta. Për arsimin nuk po flas. Vetëm shikoni tekstet, rezultatet, gjendjen e objekteve. Në një shkollë, në klasa ka 40 nxënës. Nëpër kryeqytet po flas. Nuk ka mësim aty”, thotë ai.

Gashi përmend edhe trendin e ikjes dhe largimin e rreth 200 mijë persona gjatë viteve 2013-2022.

“Kur na bëri Turqia, e pastaj Jugosllavia e Serbia e quajtëm gjenocid. E cka është tani?”, shton ai.

Ai merret edhe me problemin e mungesës së punëtorëve në sektorin e gastronomisë.

“Gastronomët përballen me probleme të mungesës së kamarierëve e kuzhinerëve. Arsyeja është se ata shkojnë të punojnë edhe nëpër shtetet e rajonit. Verës ata shkojnë në Shqipëri për shkak të fitimeve më të mëdha.”, përfundoi ai.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments