Garda Kombëtare e Iowa-s, ka njoftuar rreth vizitës se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilën, këta dy të fundit e kanë realizuar në Iowa.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter, thuhet se Kurti, Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre largë shtëpisë, në Iowa.
Po ashtu, në postim thuhet se, si gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova, më të forta së bashku.
“Më të fortë së bashku, si gjithmonë. Kryeministri dhe ministri i mbrojtjes i Kosovës u ndalën nga Shtabi i Forcave të Përbashkëta për t’u takuar me MG Ben Corell dhe udhëheqës të tjerë të lartë të IANG. Albin Kurti, Armend Mehaj dhe ekipi i tyre janë gjithmonë të mirëpritur në shtëpinë e tyre jashtë shtëpisë në Iowa”, thuhet në postim.
Shtojmë se Kurti është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me personalitete të ndryshme.
#StrongerTogether, as always. 🇺🇸🤝🇽🇰
Kosovo's prime minister & minister of defense stopped by the Joint Force Headquarters to meet with MG Ben Corell & other #IANG senior leaders.
Albin Kurti, Armend Mehaj and their team are always welcome at their home away from home in Iowa. pic.twitter.com/jCZTuYrqYn
— Iowa National Guard (@IowaNatGuard) May 14, 2022