Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGani Dreshaj i AAK’së i del në mbrojte Donika Gërvallës, thotë të...

Gani Dreshaj i AAK’së i del në mbrojte Donika Gërvallës, thotë të mos shqetësohet Kurti pa i bërë 100 ditë

Ish-deputeti Gani Dreshaj ka komentuar përplasjet e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ai ka dalë në mbrojtje të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ndërkohë që edhe ka kërkuar që Qeveria Kurti të lihet e qetë në punën e saj në 100 ditët e para.

Ai ka kerkuar që të ndalohet lufta mes pozitës dhe opozitës dhe të fokusohet në luftimin e pandemisë.

Dreshaj, që jeton dhe vepron në Gjermani, ka numëruar ngjarjet e sotme në pesë pika.

“Së pari, skenat e sotme në parlament janë të shëmtuara dhe të panevojshme. Së dyti, sulmet dhe ofendimet ndaj Donika Gërvallës janë të ulta dhe të paparanueshme fillimisht si grua, e më pas si përfaqësuese e jona. Së treti, lufta e jonë e përbashkët duhet të jetë pandemia, vaksinimi dhe lufta ndaj krizës ekonomike, e jo lufta politike pozitë-opozitë. Së katërti, sot janë bërë 45 ditë të Qeverisë Kurti. Prisni 100 ditë, prisni edhe pak dhe të japim një gjykim e vlerësim të përbashkët. Më pas, shohim e bëjmë”, ka thënë ai.

“Së pesti, të gjithë ne në politikë në të kaluarën kemi bërë deklarata të ngutura e nganjëherë të pamatura. Shpesh nga ndikimet e fushatave elektorale, e nganjëherë nga emocionet e momentit. Të rëndësishme janë qëndrimet e të tashmes dhe të ardhmes, andaj besoj në qëndrimet konstruktive dhe kombëtare të zonjës Gërvalla tani si ministre.”, ka shtuar Dreshaj.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments