Dy lojtarë të Hondurasit, portieri Luis Lopez dhe sulmuesi Romell Quioto, u larguan nga loja pas pesës së parë kundër Shteteve të Bashkuara në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022, pasi nuk ishin në gjendje ta përballonin ftohtësirën e madhe.
Trajneri i Hondurasit, Hernan Dario Gomez, e ka dënuar vendimin për të luajtur në mot acar në Minesota
Ndeshja kualifikuese për Katari 2022, të cilën SHBA-ja e fitoi 3:0, u caktuar të zhvillohej në kushte dimri në Minesota, pavarësisht se temperatura binin vazhdimisht nën zero gradë.
Lojtarët u përpoqën ta mbronin vete nga moti i ftohtë duke përdorur mbulesa fytyre, por nuk ishin në gjendje ta parandalonin acarin e madh.
Raportohet se temperatura gjatë ndeshjes kishte rënë minus 16 gradë. /Gazeta Express/