Friday, November 22, 2024
HomeTjeraKuriozitetetFustani i nusërisë i princeshës Diana në ekspozitë pas 25 vitesh

Fustani i nusërisë i princeshës Diana në ekspozitë pas 25 vitesh

Fustani i nusërisë i Princeshës Diana rishfaqet pas 25 vitesh.

Veshja ikonike prej mëndafshi, e shenjuar në imagjinatën kolektive të viteve 1980, u dhurua nga fëmijët e Lady D, Princat William dhe Harry, për të qenë pjesë e një ekspozite të re, e vendosur në Pallatin Kensington, restaurimi i të cilit përfundoi së fundmi, raportoi media britanike.

“Royal Style in Making” (Krijimi i stilit mbretëror) është titulli i ekspozitës që do të përurohet më 3 qershor, qëllimi i së cilës është pikërisht të eksplorojë marrëdhëniet e ngushta dhe intime që krijohen midis një krijuesi të modës dhe një prej klientëve të tij, që është anëtar i familjes mbretërore.

Në këtë sfond, disa nga krijimet më domethënëse do të ekspozohen për të gjetur një rrugë që mund të kulmojë vetëm me veshjen e dasmës së Dianës, me joshjen e saj dhe historinë e saj, të krijuar nga David dhe Elizabeth Emanuel, për ditën e martesës së Lady Diana Spencer me Princi Charles më 29 korrik 1981

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments