Nga sot do të nis vaksinimi i qytetarëve të Fushë-Kosovës me vaksinën kundër gripit sezonal.
Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Fushë-Kosovës.
“Vaksinimi do të bëhët çdo ditë pune nga ora 07:00 deri 19:00 në sallën e sportit të shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në fshatin “Miradi e Poshtme” (lokacioni i njejtë ku bëhët vaksinimi kundër Covid-19)”, njofton kjo komunë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë 140 mijë vaksina kundër gripit sezonal të cilat kanë nisur të shpërndahen nëpër komuna të Kosovës.
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar të enjten edhe në në Prishtinë.