Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se frikësimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga radhet e komuniteteve është shqetësues dhe dueht të ndalet menjëherë
“Plotësisht dakord. Kjo fushatë frikësimi është absolutisht shqetësuese. Duhet të ndalet menjëherë. Policët e rinj nga komunitetet boshnjake, rome, serbe dhe turke të Kosovës meritojnë të gjithë mbështetjen, veçanërisht nga komunat dhe qytetarët ku janë të dislokuar”, ka shkruar Rohde, duke u pajtuar me qëndrimin e shefit të EULEX-it.
Shefi i ri i EULEX-it, Giovani Pietro Barbano, ka shkruar se çdo lloj frikësimi është i papranueshëm.“Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë.Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar Barbano.