Me rritjen e çmimit të miellit, furrtarët kanë paralajmëruar për rritjen e çmimit të bukës.
Disa nga pronarët e furrave në Prishtinë e shohin të pashmangshme rritjen e çmimit të bukës, me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
Ai për ATV ka thënë se për 10 centë është shtrenjtuar edhe bureku.
“Çmimin e bukës e kemi pas 40 centë qe një vit. Për momentin s’ka ndryshu bajagi shumë, por ne ende jemi në çmimin e vjetër. Është afat shkurtër, ekziston mundësia që të ngritet prapë çmimi.
Eshtë e obligueshme edhe për neve me i rrit çmimit. Ndoshta edhe buka duhet të lëvizë 10 centë më shtrenjtë, pra të bëhet 50 centë”, ka thënë pronari i një furre.