Gjelat’ do të luajnë të rëndësishme dy ndeshje këtë muaj.
Kombëtarja e Francës do të përballet me Kazakistanin më 13 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë më 16 nëntor takohet me Finlandën.
Këto dy duele luhen në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës “Katar 2022”.
Përzgjedhësi francez, Didier Deschamps tashmë ka bërë të ditur listën e 23 futbollistëve për këto duele.
Në listë bëjnë pjesë emra si Kylian Mbappe, Karim Benzema, Paul Pogba e N’Golo Kante.
Franca momentalisht ndodhet në vendin e parë në grupin D të kualifikimeve dhe është shumë afër të sigurojë kalimin tutje.
Këta janë 23 futbollistët e ftuar nga selektori Deschamps.
La liste des 2️⃣3️⃣ joueurs qui affronteront le Kazakhstan au Parc des Princes et la Finlande à Helsinki ! #FiersdetreBleus pic.twitter.com/El3sZaFvlw
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) November 4, 2021