Saturday, November 23, 2024
HomeBotaFranca po heton një rast përdhunimi brenda pallatit presidencial

Franca po heton një rast përdhunimi brenda pallatit presidencial

Prokurorët francezë kanë nisur hetimet për përdhunim të një ushtarakeje femër nga një koleg i saj në një festë në korrik.

Ushtarakja anëtare e stafit mbrojtës të presidentit Emmanuel Macron ishte përdhunuar nga një tjetër ushtarak sigurie pas një feste lamtumire në pallatin presidencial Élysée në korrik.

Sulmi i supozuar seksual ndodhi pas festës së lamtumirës për një gjeneral francez dhe dy ushtarakë të tjerë, ku merrte pjesë dhe presidenti Macron, shkruan e përditshmja vendase Libération, e cila raportoi e para akuzat.

Gazeta shkruante se pritja festive nisi në pallatin Élysée, ku Macron mbajti një fjalë të shkurtër dhe u largua rreth orës 22.00

Disa të tjerë nga pjesëmarrësit u larguan nga Élysée për t’u vendosur në ambjentet e stafit personal ushtarak të presidentit në Rue de l’Élysee, qe gjendet pranë vendndodhjes. Atje supozohet se ka ndodhur dhe sulmi seksual ndaj gruas ushtarake.

Sipas Libération, edhe sulmuesi ishte një ushtarak si viktima, të dy me punë në zyrat e sigurisë së lartë në pallatin Élysée ku trajtohen çështje deliakte ose të sekretit të lartë.

Gazeta shkruan se gruaja pas sulmit ishte drejtuar menjëherë në stacionin më të afërt të policisë dhe kishte denoncuar ngjarjen po atë natë.

Por ushtaraku i akuzuar për sulmin është marrë në pyetje vetëm si “dëshmitar asistues” nga prokurorët, që do të thotë se ai duhet të merret ende në pyetje derisa të ngrihet akuzat formale, thonin burimet gjyqësore për rrjetin AFP.

I pyetur për komente një zëdhënës i presidentit tha sot se “sapo të verifikohen pretendimet do të merren menjëherë masa” teksa shtoi se “personi i akuzuar ishte transferuar menjëherë larg pallatit Élysée”.

Zyrtari tha për mediat se zyra e Macron po pret hetimet gjyqësore për të marrë vendime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments