Franca ka arritur të përmbysë rezultatin prej 2-0 të Belgjikës sa ishte në pjesën e parë, për të shënuar dy gola të shpejtë dhe barazuar rezultatin.
Benzema fiollimnisht arriti të ngushtoj epërsinë me një gol mjaft të bukur me këmbën e majtë në minutën e 62-të, pas një asistimi fantastik nga Kylian Mbappe, i cili hyri në zonë duke kaluar disa futbollistë.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Franca barazon rezultatin nëpërmjet Mbappes i cili realizoi këtë herë nga pika e penalltisë, pasi Griezmann fitoi një penallti.
Franca ka marrë posedimin total ndaj Belgjikës, pas disavantazhit prej dy golave në pjesën e parë dhe duket se është duke u kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë.