Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas konferencës për shtyp të mbyllur me tension, është pritur në një darkë pune nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Mësohet se darkës së Ramës dhe Vuçiç i është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Gjithashtu mësohet se ka qenë i pranishëm dhe Alex Soros, djali i miliarderit George Soros.
Është e paqartë se çfarë është diskutuar në këtë takim, por mendohet të jetë folur për Ballkanin e HapuR, Procesin e Berlinit dhe situatën në veri të Kosovës.
Nga darka me muzikë LIVE duket që të gjithë dolën të qeshur dhe ndoshta kanë sheshuar problemet e konferencës për shtyp, ku për shkak të një batute të Ramës që Vuçiçit nuk i pëlqeu.
Rama tha se draftin e tij për Asociacionin ua ka propozuar edhe dy “kumbarëve” të dialogut, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, Vuçiç tha se Serbia i zgjedh vetë kumbarët e saj duke hequr mikrofonin dhe duke u larguar.




/Gazeta Express