Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaFoshnja e parë në kantonin e Fribourgut në Zvicër në vitin 2022...

Foshnja e parë në kantonin e Fribourgut në Zvicër në vitin 2022 është shqiptare

Foshnja e parë e lindur në kantonin e Fribourgut të Zvicrës është shqiptare, M.F.

Ajo u lind më 1 janar në orën 00:18. M.Fështë fëmija i tretë në familje, shkruan frapp.ch.

Nëna e saj, Almira dhe babai Lulzimi jetojnë në Murten. Me lindjen e M.F, çifti shqiptar zgjeroi familjen në tri vajza, pasi ata më herët kishin edhe dy vajza të tjera 3 vjeç dhe një vit e gjysmë.

M.F është fëmija i parë që pa dritën në repartin e maternitetit të spitalit kantonal në Fribourgut, përcjell albinfo.ch.

Ajo peshon 3.750 kilogram dhe është 49 centimetra e gjatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments