Kombëtarja e Shqipërisë do të ketë një duel mjaft të vështirë sonte ndaj Anglisë në stadiumin ‘Wembley’ duke filluar nga ora 20:45.
Shqipëria pozicionohet e treta në tabelë me 15 pikë në grupin I, gjersa Polonia gjendet e dyta me 17 pikë, kurse Anglia me 20 pikë.
Të dy kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ballafaqim.
Anglia XI: Pickford, Walker, Chilwell, James, Stones, Maguire, Phillips, Henderson, Kane, Sterling, Foden.
Your #ThreeLions team to take on Albania! 🏴 pic.twitter.com/3Z4MunFDdl
— England (@England) November 12, 2021
Shqipëria XI: Strakosha; Ismajli, Kumbulla, Veseli; Hysaj, Ramadani, Bare, Trashi; Bajrami; Çikalleshi, Uzuni.
ZYRTARE/ Formacioni i Shqipërisë 🇦🇱 në përballjen ndaj @England 🏴, 🏟 “#Wembley” 💪💪
🇦🇱🇦🇱🇦🇱 #Shqipëri, ne jemi me ty! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
⏰ 20:45 | 📺 RTSH & SUPERSPORT#forcashqipëri #jemimetyshqipëri pic.twitter.com/WD2sXxMnPO
— FSHF (@FSHForg) November 12, 2021
Shqipëria duhet të shpresoj një rezultat pozitiv sonte ndaj ‘Tre Luanëve’ dhe në ndeshjen tjetër mes Andorrës dhe Polonisë të pret një dështim potencial të polakëve për t’i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm.