Saturday, November 23, 2024
HomeSportFormacionet e mundshme: Zvicër – Irlandë e Veriut, Shaqiri pritet të jetë...

Formacionet e mundshme: Zvicër – Irlandë e Veriut, Shaqiri pritet të jetë startues

Sonte luhen disa ndeshje interesante në kualifikimet e Kupës së Botës.

 

Kombëtarja e Zvicrës do të ballafaqohet me Irlandën e Veriut nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin C të kualifikimeve, ku Zvicra momentalisht renditet e dyta me tetë pikë, kurse Irlanda e Veriut është e treta me pesë sosh.

Pritet një përballje shumë interesante duke marrë parasysh se të dyja Kombëtaret janë në garë për kualifikim, andaj do të synojnë pikët maksimale.

Zvicra sigurisht që llogaritet favorit duke marrë parasysh kualitetin e futbollistëve që ka në ekip, dhe do të luajnë para tifozëve që është një përparësi për ta.

Startues në këtë duel te zvicranët pritet të jetë Xherdan Shaqiri që ka rigjetur formën e tij më të mirë që nga transferimi te Lyoni.

Formacioni i mundshëm i Zvicrës: Yann Sommer, Silvan Widmer, Manuel Akanji, Nico Elvedi, Ricardo Rodriguez, Remo Freuler, Denis Zakaria, Michael Aebisher, Xherdan Shaqiri, Breel Embolo, Haris Seferovic

Formacioni i mundshëm i Irlandës së Veriut: Bailey Peacock-Farrell, Conor Bradley, Craig Cathcart, Paddy McNair, Ciaron Brown, Jamal Lewis, Steven Davis, George Saville, Stuart Dallas, Conor Washington, Josh Magennis

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments