Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Peleshi në Facebook ka shpërndarë edhe disa fotografi derisa theksoi se pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit.“Forca Ajrore shqiptare hap dyert për pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Pilotët e FSK-së do të ndjekin në Bazën Ajrore të Farkës programin e rifreskimit teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopter, i detyrueshëm për ekuipazhet për të mbajtur reflekset e fluturimit”