Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaFlutura Kusari dhe Lëvizja FOL dalin me vlerësime për procesin e testimit...

Flutura Kusari dhe Lëvizja FOL dalin me vlerësime për procesin e testimit të kandidatëve për drejtor të RTK-së

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së sot ka intervistuar kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Ky proces është monitoruar nga nëntë monitorues, duke përfshirë juristen e mediave, Flutra Kusari si dhe Lëvizjen Fol.

Kusari dhe Lëvizja Fol përmes një shkrimi në Facebook kanë vlerësuar se procesi i testimit është kryer në një mënyrë transparente dhe profesionale.

:Tash topi është tek bordi. Shpresoj shumë që RTK-ja të bëhet me drejtor por edhe nese kjo nuk ndodhë kësaj here është e kuptueshme sepse kërkohen 2/3 e votave për t’u bërë drejtor, gjë që nuk është e lehtë që të arrihet gjithmonë”, thuhet në shkrimin e Kusarit.

Lëvizja Fol përmes një shkrimi ka njoftuar se procesi ka shumë në mënyrë të rregullt.

“Lëvizja FOL konsideron që procesi i intervistimit të kandidatëve ka qenë i rregullt, transparent dhe anëtarët e komisionit kanë vlerësuar kandidatët në mënyrë të pavarur dhe për secilin poentim kanë dhënë edhe arsyetimin e tyre”.

Ndryshe, kandidati që mori më së shumti pikë është Shkumbin Ahmetxhekaj.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments